Vijojnë konfliktet në Lindjen e Mesme, Izraeli i kundërpërgjigjet bombardimeve të Hezbollahut, dy të vdekur në Libanin jugor

vijojne konfliktet ne lindjen e mesme izraeli i kunderpergjigjet bombardimeve te hezbollahut dy te vdekur ne libanin jugor
vijojne konfliktet ne lindjen e mesme izraeli i kunderpergjigjet bombardimeve te hezbollahut dy te vdekur ne libanin jugor

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se dy persona u vranë në një sulm izraelit sot në Libanin jugor, disa orë pasi Hezbollahut pro-iranian bombarduan Izraelin verior.

Shkëmbimi i zjarrit vjen pasi intensifikohet frika për një zjarr rajonal, me Iranin dhe aleatët e tij që zotohen se do t’i përgjigjen vrasjeve të liderit të Hamasit dhe komandantit ushtarak të Hezbollahut që fajësohet Izraeli. Në një deklaratë, ministria e shëndetësisë tha se “dy persona u vranë në një sulm armik ” në Mays al-Jabal, një fshat në kufi me Izraelin.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve (ANI) raportoi se një nga të vdekurit ishte një “shpëtimtar i Shoqatës Al-Risala” i lidhur me lëvizjen Amal aleate të Hezbollahut. Shpëtimtari i kësaj organizate, Ali Abbas, ka deklaruar se kolegu i tij ka shkuar me motoçikletë në zonë me një person tjetër për të trajtuar viktimat e mundshme, kur ka ndodhur goditja e dytë.

Mais al-Jabal, më pak se dy kilometra nga kufiri me Izraelin, është bombarduar rëndë që nga fillimi i luftës pothuajse dhjetë muaj më parë dhe është braktisur nga banorët e saj. Ministria tha gjatë natës se dy persona të tjerë u vranë në një “sulm armiqësor izraelit” në Houla, në pjesën jugore të vendit. Që nga fillimi i luftës në Gaza, Hezbollahu i fuqishëm ka hapur një “front mbështetje” për Hamasin palestinez në Libanin jugor, duke shkëmbyer zjarrin e përditshëm me Izraelin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →