Vijojnë negociatat për armëpushim, Hezbollahu hakmerret pas vrasjes së një komandanti të lartë: Lëshuam 100 raketa kundër Izraelit

vijojne negociatat per armepushim hezbollahu hakmerret pas vrasjes se nje komandanti te larte leshuam 100 raketa kunder izraelit
vijojne negociatat per armepushim hezbollahu hakmerret pas vrasjes se nje komandanti te larte leshuam 100 raketa kunder izraelit

Ndërmjetësuesit e marrëveshjes për një armëpushim të mundshëm në Gaza dërguan “referencën” e Hamasit te Izraeli në vijat e përgjithshme të marrëveshjes. Këtë e bëri të ditur zyra e kryeministrit në emër të Mossad. “Izraeli – tha i njëjti burim – po shqyrton referencën dhe do t’i japë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve”.

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Herzi Halevi, thotë se IDF ka vrarë “mbi 900” luftëtarë të brigadës Rafah të Hamasit, por se fushata ushtarake në zonë është ende “e gjatë”. Në një deklaratë, Halevi shpjegoi se “përpjekjet aktuale” të forcave izraelite në këtë pjesë të Rripit jugor të Gazës “tani janë fokusuar në shkatërrimin e infrastrukturës terroriste dhe nëntokësore, e cila kërkon kohë: prandaj kjo është një fushatë e gjatë.

Një komandant i lartë i Hezbollahut është vrarë në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor. Si përgjigje, Hezbollahu tha se kishte lëshuar “100” raketa në Izrael.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →