Bota

Vijojnë zjarret në Malin e Gjerë të Gjirokastrës, riaktivizohet vatra në Parkun e Viroit

vijojne zjarret ne malin e gjere te gjirokastres riaktivizohet vatra ne parkun e viroit




































Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër. 

WhatsApp Image 2024-07-29 at 16.26.16

Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër,  ka një rënie të intensitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym dhe smog.

Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi. Shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat. Tymi ka pushtuar edhe të gjithë qytetin e Gjirokastrës, ndërsa era e fortë favorizon avancimin e flakëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts