Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua seanca për gjykimin e Millorad Gjokoviç i cili po akuzohet për krime lufte.
Një nga dëshmitarët, Ferat Morina, foli dje para trupit gjykues në lidhje me vrasjen e vëllait të tij nga paramilitarët serbë më 1999.
“Unë a kam pa kur u rrëzu… s’e kam pa kush i ka ra plumb në kry”, tha ai.
Lidhur me të akuzuarin Gjokoviç, dëshmitari Morina thotë se nuk e kishte njohur se kush ka qenë, por vetëm si figurë dhe shton se për të kishte mësuar kush është pas luftës.
Po ashtu, dëshmitari Morina deklaroi se të akuzuarin Gjokoviç, e kishte parë në vendin e ngjarjes në ditën kritike, por se nuk e kishte ditur si e kishte emrin.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co