Vijon megaoperacioni në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni/ Shqiptarët lidhje me Sacra Corona Unita, 135 persona nën hetim

vijon megaoperacioni ne itali shqiperi zvicer e poloni shqiptaret lidhje me sacra corona unita 135 persona nen hetim
vijon megaoperacioni ne itali shqiperi zvicer e poloni shqiptaret lidhje me sacra corona unita 135 persona nen hetim

Po vijon edhe në këto momente operacioni “Tornado” kundër një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me bazë në Shqipëri e me shtrirje në Itali, Zvicër e Poloni. Operacioni që po koordinohet nga Europol, është rezultat i hetimeve 4-vjecare që kanë shfrytëzuar dhe zbërthimin e bisedave në “Sky ECC”. Informacionet më të fundit bëjnë me dije se në total kanë qenë nën hetim 135 persona, nga të cilët për 61 janë lëshuar urdhër arreste që po ekzekutohen njëkohësisht në të katërta shtetet. Mes të arrestuarve është edhe Vincenzo Bruno, me lidhje të dyshuara me Sacra Corona Unita në zonën e Brindisit. Bashkë me të edhe arkëtari i klanit të cilit iu sekuestruan gati një milion euro cash. Sipas hetimeve, ata ishin në kontakt me drejtuesit e organizatës me qendër në Shqipëri dhe që shiste kokainë e cila më pas importohej në Itali nga Holanda dhe Spanja. Mësohet se në kuadër të kësaj organizate u bashkuan dy grupe të ndryshme: një italo-kinez dhe një shqiptar. Ky i fundit menaxhonte drogën dhe i pari pastronte paratë. Grupi dyshohet se ka pastruar fitime të paligjshme përmes një sistemi të “faturave për operacione inekzistente” për mbi 375 milionë euro, ndërsa sot janë sekuestruar asete me vlerë mbi 60 milionë euro. Ende nuk ka informacion zyrtar se sa persona janë arrestuar nga policia shqiptare. Detaje priten në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →