Viktima u godit 6 herë thikë! Zbardhet dinamika e ngjarjes ku mbeti i vrarë 14-vjeçari! Autorët pritën nxënësit të mbaronin mësimin, më pas …

viktima u godit 6 here thike zbardhet dinamika e ngjarjes ku mbeti i vrare 14 vjecari autoret priten nxenesit te mbaronin mesimin me pas








































Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë sot në Tiranë, ku pas një sherri mes nxënësve, ka humbur jetën një 14-vjeçar.

fan noli

Mësohet se vktima dhe i plagosuri janë nxënës të shkollës 9-vjecare “Fan Noli”, ndërsa të tjerët janë nxënës të një shkolle tjetër.

Kanë pritur sapo kanë mbaruar mësimin dy nxënësit e shkollës “Fan Noli” dhe më pas i kanë sulmuar në një rrugicë rreth 150 metra larg shkollës.

Ngjarja, sipas kqyrjes së kamerave që ka bërë policia ka ndodhur në 1 minutë e 30 sekonda.

LEXO EDHE: Sherri i përgjakshëm mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli”/ Pesë të mitur shoqërohen në polici! 14-vjeçari u vra me thikë në zemër, bashkëmoshatari i plagosur në spital

Viktima dhe i plagosuri nuk ishin nxënës problematikë në shkollën “Fan Noli”.

Viktima është goditur 6 herë me thikë dhe i plagosuri 2 herë. I plagosuri ndodhet në gjendje stabël te Trauma.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →