Në Madrid, duke nisur nga sezoni i ri, do të zbarkojnë dy yje të futbollit botëror si Kylian Mbappe dhe Endrich. Në letër, sulmi i Realit do të jetë një “galaktikë” e vërtetë, por a ka vend për të gjithë? Sipas mediave spanjolle, Perez mund të sakrifikojë një prej yjeve të shumtë dhe i pari në listë duket Vinicius Jr, kjo dhe për një arsye tjetër shumë të fortë. Sulmuesi brazilian është lodhur duke luajtur në Spanjë, ku në mënyrë konstante ka rënë pre e racizmit.
Vinicius duket edhe i pambrojtur, me arbritrat që kanë bërë shumë pak për t’i dalë në krah. Ylli brazilian nuk e ka fshehur faktin se këtë periudhë po reflekton largimin nga Spanja. Sot që flasim janë 18 denoncime nga ana e tij për racizëm. Vinicius nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një skuadër larg Spanjës pasi për të interesohen shumë klube.
Në Premier League, Vini pëlqehet shumë nga Livepool dhe Chelsea, por braziliani ka admirues edhe në Francë, ku PSG është gati të investojë për të marrë vendimin e Mbappe-s. Sigurisht nuk është e lehtë të marrësh shërbimet e Vinicius Jr, pasi sipas mediave spanjolle, Perez nuk e lëshon pa 200 milionë euro.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co