Sport

Vincent Kompany pas suksesit të parë: Nuk ishim perfekt, vijojmë të shohim përpara

vincent kompany pas suksesit te pare nuk ishim perfekt vijojme te shohim perpara
vincent kompany pas suksesit te pare nuk ishim perfekt vijojme te shohim perpara

Bayerni i Mynihut e nis me fitore sezonin e ri në Bundesliga. Vincent Kompany arrin suksesin e parë si teknik i bavarezëve, në sfidën përballë “ujqërve” të Wolfsburg. Skuadra e Bayernit vuajti shumë për të arritur suksesin, përballë një skuadre si Wolfsburg që e vuri shumë në vështirësi.

Pjesa e parë ishte më e mirë për miqtë, të cilët gjetën edhe avantazhin me Musialën në minutën e 20-të.

Por fraksioni i dytë nisi me befasi për bavarezët, pasi e panë veten në disavantazh brenda 8 minutash, kur u ndëshkuan dy herë nga korati Majer.

Por ekipi i Kompany nuk u dorëzua dhe vijon të ishte aktiv në gjysmëfushën kundërshtare duke vendosur në presion vendasit. Në minutën e 65-të pas një karamboli në zonë ishte Kaminski që në mënyrë të pavullnetshme dërgoi topin në portën e tij duke shkaktuar autogol.

Kur u mendua se çdo gjë po shkonte drejt barazimit, ishte një aksion i rrjedhshëm i Bayern, që u finalizua më së miri me një diagonale të bukur nga Serge Gnabry 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, për t’i dhënë suksesin e parë bavarezëve në kampionat, pavarësisht vuajtjeve. Në këtë mënyrë Bayerni “kopjon” kampionët e Bayer Leverkusen, duke fituar në transfertë në fund, me të njëjtin rezultat.

[embedded content]

Në fund të ndeshjes i lumtur u shfaq Vincent Kompany, për arritjen e fitores së parë si teknik i bavarezëve në kampionat: E shijova, ishte fitorja ime e parësi trajner në Bundesliga. Në pjesën e parë dominuam, por për shkak të gabimeve u ndëshkuam me dy gola me fillimin e pjesës së dytë. Gabimet ndodhin e rëndësishme është që skuadra të reagojë. Patëm kurajon të fitonim ndeshjen në fund. Nuk ishim perfekt, por vijojmë të shohim përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts