Virusi i Etheve të Nilit po qarkullon në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit, transmetohet nga pickimi mushkonjave të zakonshme të “infektuara”

virusi i etheve te nilit po qarkullon ne shqiperi dhe vendet e ballkanit transmetohet nga pickimi mushkonjave te zakonshme te infektuara





































VASIL LLAJO

NGA Dr. VASIL LLAJO

VIRUSI I ETHEVE TE NILIT PERENDIMOR ( WEST NILE VIRUS).

Ne Shqiperi dhe vendet e Ballkanit qarkullon muajin e fundit virusi i Etheve te Nilit Perendimor.

(WEST NILE VIRUS),

Transmetohet nga pickimi mushkonjave te zakonshme te “ infektuara”.

I takon familjes se Arbovirus-eve me genome monoklonale te ARN-se.

U izolua per here te pare ne zonen e Nilit perendimor ne Uganda me 1937, nga ku morri dhe emrin.

Ne 80% te rasteve prekja eshte pa simptoma, ne 20% shkakton temperature, dhimbje koke, te vjella, dobesi muskulare,ekzanteme ne lekure ( kryesisht shpatull dhe gjoks)

Ne1% te rasteve mundet te manifestohet me prekje te sistemit nervor qendror si encefalitis , meningitis , shume rralle dhe vdekje ( me pak se 1/1000 raste).

Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku I zogjeve te infektuar me kete virus.Zogjte jane dhe mbartes te virusit.

Nuk ka vaksine per njerezit. Nuk ka as terapi specifike.

Mjekimi eshte simptomatik dhe percaktohet nga klinika dhe graviteti i saj.

Testet Laboratorike qe kryhen ne kete rast jane antikorpet IgM dhe IgG.

Antikorpet IgM cfaqen 8 ditet e para pas prekjes nga virusi .Behen ne gjak dhe ne likidin cerebrospinal ( per te semuret qe kane prekje  te sistemit nervor qendror).

Analiza e antikorpeve IgM eshte analiza e pare e cila kryhet te pacientet qe kane shfaqur simptoma. Vlen te theksohet se nqs pacienti nuk ka simptoma , nuk rekomandohet kryerja e ketyre testeve.

Prezenca pozitive e IgM ( IgM pozitiv) tregon se pacienti eshte i prekur nga virusi.Nqs prezenca e antikorpeve

IgM del negative, kjo analize perseritet pas disa diteve.

Gjithashtu behet dhe IgG , njekohesisht me IgM . Kur te dya jane pozitive tregon prekje te tanishme te organizmit nga ky virus.

Prezenca vetem e IgG ( IgG pozitiv) tregon nje prekje me te hershme nga virusi , muaj ose vite me pare.

Megjithate , mundet qe pas javes se trete nga cfaqja e sipmtomave , IgG te jete pozitive dhe IgM te jete negative.

Ketu e merr fjalen interpretimi laboratorik , sipas kritereve shkencore .

Per te  vleresuar ecurine klinike te semundjes , perseritet testi i IgM dhe IgG pas 3-4 javeve , per te pare nqs niveli I titrit te antikorpeve eshte rritur ose pakesuar.

Nje rruge tjeter transmetimi i virusit eshte dhe me gjak, pra nqs transfuzohet gjak nga nje pacient i prekur  me virusin e Nilit  te nje pacient tjeter.

Nqs semundja cfaqet te nje femij bebe, qe ushqehet vetem me qumeshtin e nenes, athere duhet ekzaminuar nena per te saktesuar rrugen e transmetimit nepermjet qumeshtit te nenes.

Kjo ndodh rralle . Megjithate kjo rruge transmetimi eshte e konfirmuar shkencerisht.

Per percaktimin e prekjes se organizmit nga virusi ekziston dhe metoda e PCR-se, percaktimi me biologji molekulare  i acidit nukleik te virusit .Me kete metode detektohet virusi qe perpara cfaqjes se antikorpeve.

Meqense periudha me e zakonshme e cfaqjes se kesaj pathologjie lidhet me periudhen e shumezimit dhe cfaqjes se mushkonjave , rekomandohet marrja e masave per luften kunder tyre.

Vlen te theksohet se kjo semundje transmetohet nga mushkonjat e zakonshme , dhe jo nga ndonje mushkonje “speciale”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →