Visjan Ukcenaj flet për eksperiencën në “Portokalli” dhe xhelozinë e kolegëve

visjan ukcenaj flet per eksperiencen ne portokalli dhe xhelozine e kolegeve
visjan ukcenaj flet per eksperiencen ne portokalli dhe xhelozine e kolegeve

TIRANE

Visjan Ukcenaj ka folur dje në “Pushime On Top” për eksperiencën e tij në “Portokalli”. Ai tregoi se u prit mirë nga të gjithë kolegët, megjithëse nuk mohoi praninë e xhelozisë mes tyre. Sipas tij, xhelozia në një program të tillë është e pashmangshme dhe se tregon mungesë inteligjence dhe kompleks inferioriteti.

“Realisht jam pritur shumë mirë. Përpos Lorit që ma bëri futjen shumë të lehtë dhe më hapi dyert që të mos kisha asnjë pengesë, Iliri pastaj ka qenë ai që jam ndjerë komod dhe i befasuar me mënyrën se si ka bashkëpunuar me mua dhe se si ma ka bërë integrimin tim në Portokalli. Madje, shumë njerëz më thonë që dukesh sikur ke qenë gjithmonë pjesë e Portokallisë, nuk duket sikur je hyrje e re. Kjo është edhe falë Ilirit, edhe falë punës sonë të përbashkët. Jam shumë i lumtur me stafin, shkojmë shumë mirë, janë shumë profesionalë dhe shpresoj të vazhdojmë sa më gjatë kështu”, -tha Visjani.

I pyetur nëse ka xhelozira mes kolegëve, ai u përgjigj:

“Xhelozirat janë gjithmonë, unë nuk mërzitem kurrë nga xhelozët, xhelozitë do ekzistojnë gjithmonë në këtë profesion, pavarësisht se shprehen indirekt.

Nuk mendoj se mund të kem marrë ndonjë indice drejtpërdrejt, por edhe mund ta kem marrë. Thjesht e kam nënvlerësuar. Unë jam me idenë që çdokush ka vendin e vet, askush nuk i zë vendin askujt, sidomos në një profesion që është i dukshëm dhe transparent për publikun. Nuk e gënjen dot publikun. Nëse dikush është i mirë dhe dikush është i keq, nuk ka se si i keqi të zërë vendin e të mirit. Nëse janë të mirë të dy, kanë vend të dy. Unë mendoj që çdo lloj xhelozie që vjen është mungesë inteligjence dhe kompleks inferioriteti.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →