Komisioneri i Fondacionit “Instituti Rajonal për Komunitetet Arbëreshe të Kalabrisë”, Ernesto Madeo në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 ka komentuar vizitën e zhvilluar nga një delegacion përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Tiranë dhe takimin me Presidentin e Republikës.
Ai u shpreh se së bashku me Presidentin Begaj fondaconi ka pagëzuar projektin “Arbëria- Shqipëria” dhe se do të punojnë më tej në forcimin e marrëdhënieve.
Po ashtu Madeo zbuloi se po planifikohet një tjetër vizitë e Kreut të Shtetit shqiptar në Itali ku ai do të vizitojë komunitete të tjera arbëreshe.
“Ishte një pritje që mendoj se ishte e një niveli shumë të lartë dhe falënderoj Presidentin Begaj dhe bashkëshorten e tij, ministrat dhe stafin dhe bashkëpunëtorët. Fondacion pasurohet me këto momente dhe takime. Ne me Presidentin kemi pagëzuar projektin “Arbëria- Shqipëria” dhe besoj se duke punuar më tej së bashku në këtë drejtim ku jemi duke planifikuar një tjetër udhëtim të Presidentit në maj. Ai do të jetë një tjetër hap për të vizituar komunitete arbëreshe”, tha ai mes të tjerash.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co