Gazetari Sokol Brahaj, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë.
Brahaj thekson se shumë media në Turqi e kanë transmetuar vizitën e Erdogan live. Ai tha se vizita e Erdogan në Shqipëri është diskutuar në mediet turke nga ekspertë të ndryshëm të çështjeve ballkanike.
Sokol Brahaj: Shumë media turke e kanë transmetuar live vizitën e Erdogan në Tiranë. Është diskutuar gjithashtu me ekspertë të çështjeve ballkanike. Mediat turke kanë raportuar për mbështetjen e Turqisë ndaj Shqipërisë, sidomos pas hyrjes së vendit tonë në NATO.
Turqia ka dhënë më tepër financim për ushtrinë shqiptare, pas Amerikës. Në mediat turke është diskutuar shumë edhe dhurimi i dronëve kamikazë për Tiranën zyrtare. Mediat pro qeveritare e kanë transmetuar gjerësisht vizitën e presidentit turk në Tiranë. U fol edhe për marrëveshjet e nënshkruara mes Erdogan dhe Ramës.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co