Vizita e Macron, Serbia nënshkruan marrëveshje për blerjen e avionëve francezë Rafale

vizita e macron serbia nenshkruan marreveshje per blerjen e avioneve franceze rafale





































Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

vbbbb

Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

Pas takimit, Vuçiç tha se Serbia do të zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët me Macronin.

Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd.

Marrëveshja për blerjen e avionëve ushtarakë francezë u nënshkrua nga ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, dhe nga drejtor ekzekutiv i Dassault, Eric Trapije.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron arriti të enjten në mbrëmje në Beograd, për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Gjatë vizitës së tij, Macron ka diskutuar me Vuçiç një gamë çështjesh, përfshirë marrveshjen e blerjes së avionëve francezë Rafale si dhe çështje të tjera si energjia dhe inteligjenca artificiale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →