Bota

Vizita e Netanyahut në SHBA, Trump konfirmon takimin me kryeministrin izraelit: Axhenda ime e paqes do t’i japë fund luftërave!

vizita e netanyahut ne shba trump konfirmon takimin me kryeministrin izraelit axhenda ime e paqes do ti jape fund lufterave
vizita e netanyahut ne shba trump konfirmon takimin me kryeministrin izraelit axhenda ime e paqes do ti jape fund lufterave

Donald Trump ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu teksa ky i fundit do të udhëtojë drejt SHBA-së në një vizitë zyrtare.

Trump u shpreh se “mezi pret” të takojë Netanyahun në rezidencën e tij në Mar-a-Lago ditën e premte.

Kandidati republikan shtoi se axhenda e tij e paqes do t’i japë fund luftërave në botë, ndërsa theksoi se teksa miliona njerëz po vdesin, Kamala Harris nuk është në gjendje në asnjë mënyrë ta ndalojë këtë.

Harris mbetet emri kryesor që pritet të zëvendësojë Joe Biden në garën presidenciale kundër Trump, pasi Presidenti aktual njoftoi largimin nga gara të dielën.

“Mezi presim të takoj Bibi Netanyahu në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të premten. Gjatë mandatit tim të parë, ne patëm paqe dhe stabilitet në rajon, madje duke nënshkruar Marrëveshjen historike të Abrahamit – dhe do ta kemi përsëri. Ashtu siç kam thënë në diskutimet me Presidentin Zelensky dhe udhëheqës të tjerë botërorë në javët e fundit, axhenda ime PAQE PËRMES FUQISË do t’i tregojë botës se këto luftëra të tmerrshme, vdekjeprurëse dhe konflikte të dhunshme duhet të marrin fund. Miliona po vdesin dhe Kamala Harris nuk është në asnjë mënyrë në gjendje ta ndalojë atë”, shkroi Trump në Truth Social.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts