Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, një ditë më parë në Konispol, ku ndër të tjera mori pjesë edhe në eventin për “gjenocidin çam”, dukshëm nuk është pritur mirë nga shteti fqinjë, pasi akuzojnë qeverinë tonë për nacionalizma të palejueshme të kohëve të shkuara, duke prekur çështjen çame.
Media greke protothema i ka kushtuar kësaj vizite një artikull, teksa shkruan se çështja çame po përdoret nga kryeministri Edi Rama si një kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të Fredi Belerit.
Sipas kësaj media, pas lejes pesë ditore të siguruar për Fredi Belerin, në mënyrë që ky i fundit të bëjë betimin e tij si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Evropian, Tirana shfaq “humorin e saj”, duke e ngritur çështjen çame në nivelin më të lartë.
Vizita e Presidentit në monumentin “Trëndafili i Çamërisë”, nga shteti fqinjë shihet si një veprim i kontrolluar plotësisht nga Edi Rama.
Në artikull, protothema ka vendosur reagimin e qeverisë greke, burime këto të gazetës greke, të cilët janë shprehur si më poshtë:
“Vendosja e një kurore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në një momument që paraqet akuza para-historike e të rreme, lë të kuptohet për pretendime territoriale ndaj Greqisë, si një veprim që i referohet nacionalizmave të palejueshme të kohëve të shkuara”, sipas burimeve diplomatike për protothema.gr
Artikulli i plotë
Edi Rama përdor çështjen e çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri, e deklaratës eksplicite të Athinës për shkeljet e shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale, si dhe ajo që ndodhi në Bashkinë e Himarës është një ndikues në përspektivën evropiane ndaj saj.
Në një kohë kur mbetet tensioni në marrëdhënies dypalëshe, pavarësisht lejes gjashtë ditore që i dha Fredi Belerit, për t’u betuar në Parlamentin Evropian, Tirana shfaq humorin e saj duke ngritur çështjen çame në nivelin e saj më të lartë.
Për herë të parë, që kur organizatat nacionaliste të çamëve ngritën monumentin “Trëndafili i Çamëve”, pranë kufirit me Greqinë për të përkujtuar “Gjenocidin e Çamëve”, festimet u kremtuan nga vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nga i cili ishte një zgjedhje personale, ama e kontrolluar plotësisht nga Rama.
Reagimi grek
Vendosja e një kurore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në një monument që paraqet akuza historike e të rreme, lë të kuptohet për pretendime territoriale ndaj Greqisë, një veprim që i referohet nacionalizmave të palejueshme të kohëve të shkuara, thanë burimet diplomatike.
U shtua, se ky akt, i papajtueshëm me të vërtetën historike, cenon zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve tona.
Pranë kufirit
Deri më tani kanë marrë pjesë vetëm disa përfaqësues partiakë në këto aktivitete që kultivojnë nacionalizmin antigrek në Shqipëri, të cilat organizohen çdo vit nga PDIU dhe “Shoqata Patriotike e Çamëve”, në zonën e Konispolit, pranë kufirit grek. Monumenti i kushtohet çamëve, të cilët sipas këtyre organizatave nacionaliste, ishin viktima të “Gjenocidit të Çamëve”, në Greqi.
Udhëheqjet shqiptare miratojnë sistematikisht agjendën antihelene të organizatave çame, e tentojnë ta fusin këtë çështje në agjendën dypalëshe greko-shqiptare, ndërsa Edi Rama, në mitingun parazgjedhor që zhvilloi në Galatsi, nxitoi të ngrejë çëshjen çame, duke pasur parasysh se në këtë mënyrë, merr votatr e tyre, e njëkohësisht gjen një levë presioni ndaj Greqisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co