Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e quajti Rusinë “një mik të vërtetë” dhe presidentin e saj Vladimir Putin “mikun më të dashur të popullit korean”.
Putin dhe Kim Jong Un bënë deklarata për shtyp pas nënshkrimit të Traktatit Gjithëpërfshirës të Partneritetit Strategjik midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Kjo marrëveshje parashikon mobilizimin e vendeve nëse njëri prej tyre do të cenohet ushtarakisht.
“Në këtë moment, ndërsa e gjithë bota i kthen sytë nga Pheniani, ku ka mbërritur një mision miqësie nga Rusia, unë qëndroj me shokët e mi rusë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi të vërtetë”, tha Kim Jong Un.
Ai vuri në dukje se traktati midis Rusisë dhe Koresë së Veriut do të ishte i pamundur pa “largpamësinë” dhe vendosmërinë e Putinit, “mikut më të dashur të popullit korean”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co