Gazetari shqiptar në Greqi, Edmond Guri, foli sot përmes një lidhje Skype për News 24 lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Selanik.
Edmond Guri tha se termi “emigrantë i ofendon shqiptarët e Greqisë”, pasi ata kanë mbi 30 vite që jetojnë e punojnë në vendin fqinj dhe se tashmë ata nuk janë më në kushtet e mbijetesës.
Për gazetarin vizita e Ramës në Selanik nuk ndikon shqiptarët e Greqisë , pasi sipas tij as politika greke e as ajo shqiptare nuk po tregon vëmendje për diasporën shqiptare.
Edmond Guri: Termi emigrantë na ofendon, sepse kemi mbi 30 vite në Greqi, sot nuk jemi në nevojën e mbijetesës. Por ka ca pengesa burokratike për integrimin…U lodh dhe populli grek me artificialitete politike, duke pare përbindësha politik si ‘Agimi Artë’, shumë parti tjera që hiqen si nacionaliste, por që nuk janë aspak atdhetare. Popujt e kanë gjetur gjuhën me njëri tjetrin, e kanë tejkaluar politikën.
Ne si diasporë nuk anojmë nga politika jemi apolitik, neve na intereson politika e dy vendeve kur ajo merret me problemet tona. Por në momentin kur politika merret me interesat e veta si ajo shqiptare dhe ajo greke…ne kemi probleme shumë serioze me përditshmërinë tonë, pensionet…dhe nuk shikojmë vëmendje të përkushtuar as nga politik greke as nga ajo shqiptare.
Neve nuk na prek me qenë se nuk na ndihmon aspak. Neve nuk po shikojmë që politika shqiptare, apo politika greke t’i përulet apo t’i kushtojë vëmendje më të shtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Vizita e Ramës thjesht një zhvillim politik që neve nuk na prek.
E ndjejmë veten të mënjanuar dhe të papërfillshëm. Rama na kërkoi votën , por ne nuk shohim që kemi atë rol që na takon, ne duam,