Sport

Vizitat mjekësore para firmës, Broja gati për aventurën te Fulham

vizitat mjekesore para firmes broja gati per aventuren te fulham
vizitat mjekesore para firmes broja gati per aventuren te fulham

Armando Broja do të jetë futbollist i Fulham. Klubi londinez ka arritur marrëveshjen me Chelsean për huazimin e sulmuesit shqiptar, deri në fundin e sezonit, me futbollistin që ka mbërritur për vizitat mjekësore.  Kosto që duhet të paguajë Fulham shkon në 4 milionë Paund (Për hua-në). Broja , pas dëmtimit që e la jashtë fushe për një kohë të gjatë, ishte në kërkim të një mjedisi ku do mund të tregonte veten. Europiani është vetëm disa muaj larg dhe ylli kuqezi synon që të jetë sa më në formë të jetë e mundur, e natyrisht të realizojë një numër të konsiderueshëm golash për Shqipërinë.

Pozitiv është fakti se trajneri portugez i Fulham, Marco Silva beson shumë tek të rinjtë dhe kërkesa e teknikut për afrimin e 22-vjeçarit e tregon diçka të tillë. Largimi i Aleksandar Mitrovic nga Fulham krijoi një boshllëk në sulmin e skuadrës, me drejtuesit e klubit që u vunë menjëherë në lëvizje për të gjetur sulmuesin, i cili do ishte i aftë të bënte ndryshimin në fazën ofensive. Pasi u shqyrtuan disa alternativa, opsioni më i arritshëm ishte ai i Brojës. Ekzistonte optimizmi për arritjen e marrëveshjes mes palëve, pavarësisht kërkesave shumë të larta të Chelseat, që ndonjëherë kalonin kufijtë e realitetit.

Në të kaluarën, Broja ka dhënë kontributin e tij për Vitesse në Holandë dhe Southampton në Angli. Tifozët presin me padurim debutimin me Fulham, çka mund të vijë me 3 shkurt në transfertë ndaj Burnley, ose më largu me Bournemouth në shtëpi, në Craven Cottage (London).

Transferohet te skuadra tjetër londineze, Armando Broja lë Chelsea-n

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts