Gjendja e Simon Kjaer është duke u përmirësuar. Sipas asaj që raporton MilanNews.it, mbrojtësi kuqezi, i cili pësoi një dëmtim ndaj Napolit, po monitorohet nga stafi mjekësor, i cili vetëm nesër do të marrë një vendim.
Nëse rikuperimi i tij është i plotë, ai do të stërvitet me grupin dhe do të grumbullohet për ndeshjen kundër Rennes, në të kundërt do të qëndrojë në shtëpi. 34-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon. Për Kjaer është sezoni i pestë në Milano. Më parë, lojtari ka luajtur për Lille, Sevilla dhe Atalanta.
Sa i përket gjëndjes së disa lojtarëve të tjerë për takimin në Europë, Kalulu, Pobega dhe Tomori janë mungesa të sigurta për shkak dëmtimi.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co