“Vjet kam sakrifikuar në ndeshjet e rëndësishme”, Malota: Egnatia, gati për historinë në Champions

vjet kam sakrifikuar ne ndeshjet e rendesishme malota egnatia gati per historine ne champions

































Renato Malota ka vetëm 1 javë që ka nisur për gatitjet, por kapiteni synon të rifitoj formën e tij optimale në fazën përgatitore, që po zhvillon në Slloveni. Kapiteni i Egnatias, në një intervistë për mediat, u shpreh se rrogozhinasit i kanë të gjitha mundësitë për të bërë mrekullinë në Kupat e Europës.malotaMalota, si duket gjendja e skuadrës në fazën përgatitore në Slloveni?

Skuadra po stërvitet intensivisht, pasi ndeshje të rëndësishme na presin në muajin korrik. Presidenti është kujdesur të na ofrojë gjithçka dhe së bashku me trajnerin po mundohemi t’i marrim maksimumin vetes. Personalisht po punoj individualisht pas problemeve fizike që kam pasur në fundin e sezonin që lamë pas edhe pse “shtrëngova dhëmbët” për të luajtur çdo takim vendimtar. Jam mirë dhe mendoj se së shpejti do të arrij formën optimale për të qenë gati për ekipin në Champions.

Në Champions kundër FK Borac Banja Luka…

E pritëm me emocion, pasi për ekipin është hera e parë që luajmë në këtë kompeticion. FK Borac është një skuadër që meriton vlerësim maksimal, pasi ashtu si ne ata janë shpallur kampion në Bosnje. Nuk e njohim mirë kundërshtarin, por ajo që di të them është fakti kjo nga eksperienca që kam pasur se ekipet boshnjake luajnë futboll agresiv. Do të jetë e vështirë, por ne kemi shanset tona dhe kualitetet për të kaluar në raundin tjetër.

Sa shanse ka Egnatia për t’u kualifikuar?

Shanset luhen në fushë. Kush do të gabojë më pak do të arrijë në fazën tjetër. Ne dëshirojmë të shkojmë sa më lart në Champions, për të bërë mrekullinë në këtë kompeticion. Dëshira dhe shanset nuk na mungojnë. Thjesht do të duhet të tregohemi të vëmendshëm për të shfrytëzuar ato raste që do të na krijohen.

Ku mendoni se skuadra ka nevojë për përforcime në merkato?

Skuadra është kompakte dhe ka alternativa. Janë drejtuesit ata që vendosin për blerjet e mundshme. Mendoj se kemi ofruar lojtarë, të cilët i kemi monitoruar prej kohësh dhe me çfarë kam parë kanë cilësi në këmbët e tyre. Atmosfera këtu është miqësore dhe kjo i jep mundësinë çdo njeriu që punon tek Egnatia të japë më të mirën e tij.

Si e shihni “Euro 2024”?

Kombëtaret që kanë bindur në këndvështrimin tim në “Euro 2024” janë Gjermania, Spanja dhe Portugalia. Pres ende për të parë potencialin e Anglisë dhe Francës. Kombëtarja kuqezi më ka befasuar, pasi nuk e mendoja, që përtej rezultateve në një grup aq të vështirë, të shënonte 3 gola Italisë dhe Kroacisë. Me pak fat mund të kishim më shumë pikë. Nëse Shqipëria do të guxojë kundër Spanjës mundet t’i befasojmë iberikët.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →