Bota Kosova

Vjosa Osmani: Me SHBA-në kemi mospajtime në qasje, jo në synimin final

vjosa osmani me shba ne kemi mospajtime ne qasje jo ne synimin final





































Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dallimet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë te synimet finale, por qasja për të arritur tek ato.

vjosa osmani

Ajo i ka vlerësuar si më të rëndësishmet nga të gjitha të tjera marrëdhëniet me SHBA-në. Ka shtuar se

“Sigurisht se do dëgjoni kohë pas kohe deklarata mospajtimi mes zyrtarëve në SHBA dhe Qeverisë së Kosovës sa u përket disa qasjeve, por kurrë për synimet përfundimtare ose vlerat fondamentale që i ndajmë. Nuk ka mospajtime në faktin se Kosova dhe SHBA-ja duan një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme, multietnike, të bazuar në Kushtetutë. Por, nganjëherë qasja drejt ruajtjes së Kosovës demokratike, sovrane dhe të fortë dhe se si e arrijmë atë, mund të dallojë. Qasja, taktikat, nuancat, ka ndryshime në to. Por, nuk ka asnjë ndryshim në atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat fondamentale për shtetet tona dhe marrëdhëniet tona. Kur thelbi është i shëndoshë, të tjerat pavarësisht sfidave mund të tejkalohen”, ka theksuar ajo në forumin global të sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts