Vjosa Osmani takim me ambasadorin e SHBA: E shqetësuar me heqjen e vizave për serbët me pasaporta ilegale

vjosa osmani takim me ambasadorin e shba e shqetesuar me heqjen e vizave per serbet me pasaporta ilegale
vjosa osmani takim me ambasadorin e shba e shqetesuar me heqjen e vizave per serbet me pasaporta ilegale

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat theksohet se presidentja Osmani u shpreh shqetësuar në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat qytetarëve serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale të Serbisë.

Ajo u shpreh se heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

“Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës të mërkurën.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të presidentit Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

“Duke e vlerësuar ftesën e SHBA-ve dhe prezencën e Kosovës në këto aktivitete kyçe të Samitit si një zhvillim strategjik në dobi të avancimit dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon dhe përtej, Presidentja Osmani potencoi impaktin pozitiv që do të kishte anëtarësimi i Kosovës në NATO për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme dhe afatgjate”, vijon njoftimi.

Osmani dhe Hovenier, siç thotë njoftimi, diskutuan edhe për takimet e fundit të presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, “si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të”.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit, me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut”, përfundon njoftimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →