Bota

Vladimir Putin mbërrin në Korenë e Veriut, pritet nga Kim Jong Un

vladimir putin mberrin ne korene e veriut pritet nga kim jong un
vladimir putin mberrin ne korene e veriut pritet nga kim jong un

Vladimir Putin ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Korenë e Veriut, ku është pritur nga diktatori Kim Jong Un.

Sipas BBC, ai do të qëndrojë të paktën nëntë orë në Korenë e Veriut me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare të mirëseardhjes. Më pas Putin dhe Kim do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura për rreth 90 minuta.

Ata do të vazhdojnë bisedimet e tyre “gjatë një shëtitjeje rreth rezidencës së liderit të Koresë së Veriut”, raportojnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts