Presidenti rus, Vladimir Putin , ka pranuar propozimin e SHBA-ve për armëpushim 30-ditor në Ukrainë.
Në një konferencë për shtyp nga Moska, i pari i Kremlinit ka thënë se është pro armëpushimit.
“Ne jemi pro armëpushimit”, tha Putin.
Gjatë konferencës Vladimir Putin u pyet nëse mendon se Ukraina është gati për një armëpushim dhe nëse ai është informuar nga SHBA.
Lidhur me pyetjen, Putini fillimisht falënderoi presidentin Trump që sipas tij interesohet dhe i kushton vëmendje arritjes së një zgjidhjeje në Ukrainë.
Ai tha se Rusia pajtohet me propozimin për një armëpushim, por armëpushimi duhet të çojë në një “paqe të qëndrueshme”, u shpreh Putin.
“Ne pajtohemi me propozimin për ndërprerjen e armiqësive, por ai duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të heqë shkaqet themelore të kësaj krize,” theksoi presidenti rus.
Putin tha gjithashtu se është i bindur se Ukraina duhet t’i kishte kërkuar me këmbëngulje SHBA-ve një takim, si ai në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh situatën në terren.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co