Sport

Vlahovic fali Napolin, Allegri: Më vjen keq, nuk jam unë problemi i Juves (VIDEO)

vlahovic fali napolin allegri me vjen keq nuk jam une problemi i juves video

Napoli nxjerr “Zonjën e Vjetër” në “pension” këtë sezon, e nxjerr përfundimisht nga gara për titull në Serie A, pavarësisht se as tifozi më i zjarrtë nuk besonte më se Inter mund të kapej. 12 pikë larg kreut, për më tepër me një ndeshje më shumë se sa ziklatërit, është një diferencë shumë e madhe për t’u rikuperuar. Nëse titulli ishte një çështje e mbyllur prej kohësh, edhe për Allegri-n, tani Juve duhet të kujdeset për të blinduar zonën Champions, ose më saktë vendin e dytë pasi Milan është aty, një pikë larg.

Në “Maradona”, djemtë e Allegri-t ishin të pafat, mbi të gjitha në pjesën e parë, ku Vlahovic dhe jo vetëm flirtuan me golin e avantazhit në më shumë se një rast, por “bomberi” serb nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë teksa gaboi në disa raste përballë portierit Meret. Në zbritjen e parë në sulm, në minutën e 42-të, Napoli ndëshkoi Juven me një gol kryevepër të Kvaratskhelia-s. Gjeorgjiani goditi fluturimthi brenda në zonë duke dërguar topin në rrjetë dhe tifozët në delir. Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me Juven që kishte kontrollin e lojës. Chiesa më në fund, nuk shërbeu më për Vlahovic, por në minutën e 81-të goditi vetë kuadratin duke dërguar topin në rrjetë. Goli krijoi iluzionin se Juve mund të përmbyste rezultatin, por 7-të minuta më pas Osimhen fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Sulmuesi nigerian mori përsipër penalltinë, Szczesny i kuptoi krahun, por Raspadori ndoqi mirë aksionin duke dërguar topin në trekëndësh, gol që sigloi shifrat përfundimtare në 2-1. Të dalësh pa pikë nga një sfidë e tillë nuk i le një shije të mirë trajnerit Allegri:

Allegri
Allegri

“Më vjen keq pasi zhvilluam një ndeshje të mirë, nuk shfrytëzuam si duhet rastet e krijuara. Gjithsesi, hodha në fushë një ekip me shumë të rinj, kjo është një gjë e mirë për shoqërinë”, u shpreh Allegri duke u ndalur më pas te e ardhmja e tij: “Unë jam trajneri i Juves dhe jam shumë krenar për këtë. Çdo vit, në këtë pikë të sezonit është i njëjti diskutim, flitet për pankinën e Allegrit, ka gjithnjë një dilemë edhe kur gjërat shkojnë mirë. Nuk ka një problem Allegri, për këtë të jeni të sigurt”, u shpreh trajneri i Juves në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts