Tomash Suçek ka folur në prag të ndeshjes Çeki – Shqipëri, që do të luhet nesër në orën 20:45. Kapiteni çek ka vlerësuar kombëtaren shqiptare, teksa ky takim luhet për Ligën e Kombeve.
Suçek u ndal te cilësitë individuale po ashtu dhe në shpirtin që Shqipëria tregon në fushën e lojës.
“Janë skuadër shumë e fortë në kundërsulme dhe janë të mirë në situatat një kundër një, kjo gjë dihet. Kanë shënuar gola shumë të bukur në 2-3 vitet e fundit, po ashtu kanë kualitet kur godasin nga distanca. Është një skuadër shumë luftuese, ne të gjithë e kemi parë”, u shpreh Suçek.
PANORAMASPORT.AL