Vllaznia bën me zemër tifozët, teksa mundi në “frymën e fundit” Teutën 1-2 në Durrës. Shkodranët shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Esat Mala kaloi ekipin e Brdaric në epërsi, në minutën e 20-të. Durrsakët u futën në lojë me Nasr, në minutën e 57-të. Bekim Balaj nderoi Vllazninë, teksa “tundi rrjetën” në fundin e sfidës.
Këtë të dielë u luaj edhe ndeshja tjetër e elitës mes Egnatias dhe Bylis, takim ky i fituar 4-0 nga kampionët në fuqi. Të hënën luhet Laçi-Partizani, Dinamo-Skënderbeu dhe Tirana-Elbasani.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co