Sport

Vllaznia, flet Krymi: Meritonim fitoren, japim shpirtin për kualifikimin

vllaznia flet krymi meritonim fitoren japim shpirtin per kualifikimin
vllaznia flet krymi meritonim fitoren japim shpirtin per kualifikimin

Vllaznia me pak fat dhe me njĂ« gjykim mĂ« korrekt mund tĂ« ishte kthyer me fitore nga Islanda. Barazimi 2-2 nĂ« Reikjavik shikohet si njĂ« hap i hedhur pĂ«r kuqeblutĂ« pĂ«r tĂ« siguruar kualifikimin ndaj Valurit nĂ« ndeshjen e kthimit nĂ« “Loro Boriçi”.

Ardit Krymi shënoi një nga dy golat për Vllazninë dhe në prononcimin e dhënë pas ndeshjes pohoi se kuqeblutë e meritonin fitoren në transfertë. Sipas Krymit, me atë që Vllaznia tregoi në Reikjavik, është në rrugën e duhur për të kaluar në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ndërsa golin që i shënoi Valurit Krymi ia dedikon tifozëve që i mbështetën në Islandë.

Ju vjen keq për barazimin, ku pësuat gol në minutën e 99- të?

Nga rrjedha e ngjarjeve nuk ka sesi të mos vijë keq. Fitorja ishte e Vllaznisë, por duhet të ishim të përqendruar deri në fund. Jam i lumtur për golin, por më shumë për lojën e skuadrës.

Barazimi i drejtë, apo mund të merrnit më shumë?

Me lojën që bëmë meritonim që ta mbyllnim me fitore në shifrat 1-2, që ta kishim edhe më të lehtë në Shkodër. Nuk ka ndeshje të lehta dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur në sfidën e kthimit. Ndeshja e parë e Vllaznisë në këtë sezon. Ekipi dha më të mirën, apo keni ende për të dhënë? Pritet më shumë, por mendoj se si ndeshje e parë kemi dhënë më të mirën. Edhe afrimet e bëra kërkojnë kohën e tyre.

Krymi shënon rrallë, por në Islandë ishte një gol përcaktues?

Goli shkon për tifozët tanë që na ndoqën edhe në Reikjavik dhe besoj që të vazhdojmë kështu. Një gol me kokë, jo i zakontë për ju
 Kur shënon nuk pyet shumë, me kokë apo me këmbë. Unë jam shumë i gëzuar për golin që shënova.

Sa besoni te kualifikimi?

Me atë që treguam në Islandë dhe grupin që kemi, besoj te kualifikimi. Në Shkodër do të luajmë me zemër për të arritur kualifikimin.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts