Bota Sport

Vllaznia-Valur është ndeshje me risk, UEFA sjell ekspertë sigurie në Shkodër

vllaznia valur eshte ndeshje me risk uefa sjell eksperte sigurie ne shkoder



































Ndeshja mes Vllaznia dhe Valurit ka marrë trajtën e një përballje “lufte”. Drejtues të klubit islandez kanë tentuar me çdo kusht për të njollosur Vllazninë, Shkodrën e Shqipërinë, me pretekstin se jeta e tyre ishte në rrezik në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”.

d

Gjithçka është bërë me shpresën se UEFA do ta ndryshonte stadiumin e ndeshjes së kthimit, por drejtuesit e Valur nuk ia kanë t’ia dalin. Si rrjedhoje ndeshja e kthimit mes Vllaznisë dhe Valur do të luhet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”, por nën masa të rrepta sigurie. Për këtë arsye, janë caktuar dy oficerë sigurie nga më të mirët që ka UEFA. Bëhet fjalë për boshnjakun Adis Hajlovac dhe izraelitin Ilan Jablkovsk.

Dy nga oficerët e sigurisë, ndër më të aftët dhe të rëndësishëm të UEFA-s, vijnë në Shkodër direkt nga Gjermania, pas përfundimit të Kampionatit Europian. Mësohet se edhe këta do të monitorohen nga një tjetër koleg i tyre, por që nuk është në listën e deklaruar. Pra, një agjent i fshehtë mund të raportoj para dy të deklaruarve në UEFA, duke vlerësuar çdo detaj që nga pragndeshja, zhvillimi dhe pasndeshja. Ndërsa klubi shkodran ka angazhuar për sigurinë Ardian Zaganjori, ish-drejtor organizativ i Vllaznisë në kohën kur ekipin e drejtonte presidenti Valter Fushaj. Zaganjori ka marrë përsipër rolin e oficerit të sigurisë, nisur edhe nga karriera e tij gjatë në organet e rendit. Gjithë këto masa të rrepta sigurie e kanë zanafillën nga pas ndeshjes në Reikjavik, ku për shkodranët drejtuesit e klubit islandez sajuan histori nga më të ndryshmet, duke aluduar për kërcënime me vdekje të bëra nga drejtues të Vllaznisë. Kjo e detyroi UEFA-n që të hënën pasdite të zhvillojë një takimi “online” mes përfaqësuesve të të dy klubeve.

Pjesëmarrës kanë qenë edhe drejtues të Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, të cilët i kanë kanë2 siguruar se në “Loro Boriçi” asnjëherë nuk ka patur probleme në ndeshjet e futbollit. Si rrjedhoje janë marrë masat që edhe kësaj here nuk do të ndodhë asgjë, si dhe duke hequr edhe frikën e islandezëve për ndeshjen e kthimit. Gjatë takimit “online” drejtuesit e Vllaznisë janë çuditur nga “shpifjet” e islandezeve dhe u kanë ofruar atyre siguri maksimale dhe mikpritje, siç e kanë bërë përherë. Pas këtij takimi niveli i rrezikut për ndeshjen 18 korrikut në Shkodrës është ulur nga UEFA.

Gjithsesi, rreziku mbetet në nivel të moderuar, gjë të cilën e tregon edhe numri i oficerëve të sigurisë që do të jenë të pranishëm në Shkodër. Ky ka qenë suksesi i parë i stafit të sigurisë të Vllaznisë, ku e padiskutueshme ka qenë ndihma e Policisë së Shtetit. Vigjilenca nga ana e UEFA pasi oficerët e sigurisë kanë zbarkuar më herët në Shkodër, në mënyrë që të vlerësohet situata përpara paraqitjes së islandezëve në Shqipëri. Takimet mes palëve, “online” dhe ballë për ballë do të jenë të vazhdueshme nën drejtimin e delegacionit të UEFA-s. Edhe ndryshimi i gjyqtarëve të takimit, duke afruar arbitra me eksperiencë, është bërë për minimizuar gabimet.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts