Vllaznia vazhdon me serinë radhazi të fitoreve, teksa sot triumfoi 0-1 në transfertë ndaj Skënderbeut.Në minutën e 30-të u shfaq Bekim Balaj. Sulmuesi iu afrua shumë golit të epërsisë, me goditjen e tij që shkoi fare pranë portës. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa skuadrat kishin shumë për të dhënë në pjesën e dytë.
Në të 49-tën, Rashica shpërdoroi një rast të artë., teksa dështoi të realizonte nëpërmjet një parabolë. Korçarët kaluan në avantazh në minutën e 58-të me Ramos, por goli u anulua për shkak të prekje të topit me dorë.
Të besuarit e Qatip Osmanit zhbllokuan llogaritë në minutën e 71-të, teksa Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penallitsë. Me këtë rezultat, Vllaznia renditet në vendin e dytë me 49 pikë, sakaq Skënderbeu pozicionohet në vendin e katërt me 37 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co