Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës, FNSH dhe Renea janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze.
Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.
Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Prej ditësh, FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrollet janë intensifikuar fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co