Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

vlora marina dhe celim rehabilitojne lulishten marigo pozio ne qytetin e vlores










































Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën e lirë, falë mbështetjes së Vlora Marinës e cila i është bashkuar nismës së shoqatës Celim për rehabilitimin e lulishtes Marigo Pozio. Krahas parkut me stola dhe tavolina, lulishtja është plotësuar me një kënd lojërash për fëmijët.

Foto 1, Vlora lungomare

Kjo hapësirë e re, totalisht e transformuar do t’i shërbejë si fëmijëve e nxënësve të zonës ashtu edhe të moshuarve.  Gjithashtu lulishtja do të mund të përdoret gjatë gjithë vitit për qëllime rekreative nga të gjithë qytetarët e bashkisë Vlorë.

lodrat, parku

Krijimi i një parku lojërash pranë parkut me stola dhe tavolina është një element shumë i veçantë i kësaj nisme pasi do të shërbejë për të krijuar një ndërveprim brezash mes të moshuarve dhe fëmijëve. Kjo ndërthurje do të inkurajojë një bashkëjetesë harmonike duke kontribuar gjithashtu në transmetimin e vlerave të trashëgimisë, historisë, kulturës dhe traditave të pasura të vendit tonë si dhe për ndërtimin e solidaritetit mes brezave.

Kendi i lojrave

Kultura, arti, mjedisi dhe edukimi janë në fokus të projekteve sociale që Vlora Marina ka ndërmarrë gjatë këtij viti. Edhe më herët ky projekt ka kontribuar në mbështetjen dhe promovimin e vlerave artistike dhe trashëgimisë së pasur kulturore të vendit tonë.

Vlora Marina (1) Vlora Marina (2) Vlora Marina (3)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →