Policia e Vlorës njofton se në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi. Për rrjedhojë, është dëmtuar lehtë një 62-vjeçare. Kjo e fundit është dërguar për kurim në spital.
“Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co