VOA: Biden, thirrje amerikanëve të ripërtërijnë angazhimin ndaj demokracisë

voa biden thirrje amerikaneve te riperterijne angazhimin ndaj demokracise

































Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikane të ripërtërijnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e demokracisë, gjatë fjalimit të tij të premten mbi demokracinë në Normandi të Francës.

BIden

Duke folur në plazhin shkëmbor ku trupat amerikane zbarkuan 80 vjet më pare së bashku me aleatët, për të çliruar Evropën nga nazizmi, zoti Biden krahasoi kërcënimin që paraqiste Gjermania nazizte me rrezikun me të cilin përballet sot bota për shkak të diktatorëve dhe autoritarizmit.

Zoti Biden u bëri thirrje amerikanë të kujtojnë heroizmin e forcave amerikane 80 vjet më parë.

“Ndërsa mblidhemi këtu bashkë, duhet të dëgjojmë jehonën e thirrjeve të tyre. Shembulli i tyre na tregon se çfarë duhet të bëjmë. Ata do të donim t’u qëndronim besnikë parimeve dhe vlerave që mbështet Amerika”, tha zoti Biden.

Ai shtoi se “demokracia amerikane kërkon që ne të bëjmë gjënë më të vështirë, të besojme se jemi pjesë e diçkaje më të madhe se sa vetja jonë. Pra demokracia fillon me secilin prej nesh”, tha zoti Biden.

Fjalimi i Presidentit Biden në Normandi, i dyti në dy ditët e fundit kishte për qëllim forcimin e mbështetjes për Ukrainën, në luftën e saj përballë Rusisë . Zoti Biden tha se ushtarët amerikanë që luftuan në atë kohë, do të donin që amerikanët të mbronin lirinë.

“A e vë dikush në dyshim që ata do të donin që Amerika të ngrihej kundër agresionit të Putinit këtu në Evropë sot?”pyeti ai.

Presidenti Biden nuk e përmendi asnjëherë rivalin e tij të pritshëm republikan në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Donald Trump, por në fjalimin e tij kritikoi prirjet izoluese të ish-presidentit.

“Instinkti mund të jetë që të tregohemi egoistë, t’ia imponojmë vullnetin tonë të tjerëve. Të marrim pushtetin, të mos tërhiqemi kurrë,” tha zoti Biden në një koment që dukej se i drejtohej ish-presidentit Trump.

Me fjalimin e tij në Pointe du Hoc të Normandisë, zoti Biden i bëri jehonë paraardhësit republikan Ronald Reagan, i cili shënoi përvjetorin e Zbarkimit të Aleatëve atje 40 vjet më parë.

Ish-presidenti Reagan tha në atë kohë se për demokracinë “ia vlen të japësh jetën” dhe theksoi dëshirën e Shteteve të Bashkuara për paqe në një kohë kur ishin vitet e fundit të Luftës së Ftohtë.

Synimi i zotit Biden ishte që në fjalimin e tij të bënte një lidhje mes Luftës së Dytë Botërore, Luftës së Ftohtë dhe krijimit të aleancës ushtarake të NATO-s si edhe luftës aktuale të Rusisë me Ukrainën, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →