VOA, burimet: Hamasi pranon propozimin amerikan për bisedime mbi pengjet

voa burimet hamasi pranon propozimin amerikan per bisedime mbi pengjet
voa burimet hamasi pranon propozimin amerikan per bisedime mbi pengjet

Hamasi ka pranuar propozimin amerikan pĂ«r tĂ« filluar bisedime pĂ«r lirimin e pengjeve izraelitĂ«, pĂ«rfshirĂ« ushtarĂ« dhe burra, bĂ«ri tĂ« ditur tĂ« shtunĂ«n njĂ« burim i lartĂ« i grupit militant pĂ«r agjencinĂ« ‘Reuters’.

Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa, që përpara nënshkrimit të marrëveshjes, Izraeli të angazhohej fillimisht në një armëpushim të përhershëm.

Një zyrtar palestinez në dijeni të përpjekjeve për paqe të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, tha se propozimi mund të çonte në një marrëveshje kornizë nëse pranohej nga Izraeli duke i dhënë kështu fund luftës nëntë-mujore në Gazë.

Një burim në ekipin negociator të Izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se tashmë kishte një shans real për të arritur marrëveshje.

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të shtunën.

Të premten zyra e tij tha se bisedimet do të vazhdonin javën e ardhshme duke shtuar se hendeku mes palëve mbeten ende.

Konflikti ka marrë jetën e më shumë se 38 mijë palestinezëve, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

Lufta nisi pas sulmit nga grupi militant ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë, kryesisht civilë izraelitë.

Propozimi i ri siguron që ndërmjetësit të garantojnë një armëpushim të përkohshëm, dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e trupave izraelite për sa kohë që bisedimet indirekte vazhdojnë, tha burimi i grupit militant.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co