VOA: Kamala Harris dhe Tim Walz sot në intervistën e parë të rëndësishme televizive

voa kamala harris dhe tim walz sot ne intervisten e pare te rendesishme televizive
voa kamala harris dhe tim walz sot ne intervisten e pare te rendesishme televizive

Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz do të japin sot intervistën e parë të rëndësishime televizive në kuadër të fushatës së tyre presidenciale, ndërsa dyshja po zhvillon një turne zgjedhor me autobus në juglindje të Xhorxhias.

Intervista e së enjtes me gazetaren e rrjetit CNN Dana Bash paraqet një mundësi që zonja Harris të shuajë kritikat se u është shmangur intervistave dhe ofron një platformë të re për të paraqitur pikëpamjen e saj të fushatës si edhe për të sporvuar aftësitë politike përpara debatit me ish-Presidentin Donald Trump, që është planifikuar të mbahet në 10 shtator.

Intervista paraqet gjithashtu rrezik, në një kohë që ekipi i saj synon të ruajë entuziazmin dhe përkrahjen, pas largimit nga gara të Presidentit Joe Biden dhe mbajtjes javën e kaluar të Kuvendit Kombëtar Demokrat.

Dhënia e intervistave të përbashkëta në një vit zgjedhor është diçka e zakonshme në politikë, Joe Bideni dhe Kamala Harrisi, Donald Trumpi dhe Mike Pence, Barack Obama dhe Joe Bideni, të gjithë kanë bërë intervista të tilla gjatë garës presidenciale.

Dallimi është se të gjithë këta kandidatë të tjerë kishin bërë më parë edhe intervista vetëm. Zonja Harris nuk ka bërë asnë intervistë vetëm që kur u bë kandidatja kryesore e partisë 5 javë me parë dhe as më herët, kur garonte në krah të Presidentit Joe Biden, para se ai të tërhiqej.

Intervista me rrjetin CNN do të transmetohet në orën 9 të mbrëmjes me orën lokale. Ajo do të regjistrohet paraprakisht në orën 13:45. Intervista realizohet ndërsa dyshja mban një turne dy ditor me autobus në juglindje të Xhorxhias, i cili kulmon me një takim zgjedhor në qytetin Savanah.

Zonja Harris, gjatë detyrës si Nën Presidente ka realizuar intervista televizive dhe të shkruara me agjencinë The Associated Press dhe media të tjera, më shpesh se sa presidenti, me përjashtim të periudhës pas debatit të dobët me Donald Trumpin, kur Joe Bideni dha disa intervista brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa përpiqej të bindte publikun dhe partinë se ishte në gjendje të drejtonte vendin edhe për katër vjet.

Mosparaqitjet mediatike të zonjës Harris gjatë muajve të fundit janë kthyer në një prej pikave kryesore për të cilën po e sulmojnë republikanët. Fushata e zotit Trump ka mbajtur shënim se sa ditë kanë kaluar që kur ajo u bë kandidate dhe nuk ka dhënë intevistë.Të mërkurën, guvernatorja e Arkansasit, Sarah Huckabee Sanders, ish zëdhënësja e zotit Trump, sugjeroi se zonjës Harris i nevojitej “një dado” prandaj intevistën nuk po e jep vetëm, por së bashkus me zotin Walz.

“Ata e dinë që Kamala Harrisi nuk ia del dot të japë një intervistë vetëm”, tha ajo në emisionin “Fox & Friends”, të rrjetit Fox News.

Ndërkohë, zoti Trump ka dhënë intervista kryesisht në media konservatore, megjithëse ai ka mbajtur konferenca më të hapura për shtypin javët e fund

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →