Shqiperia

Vodhën 55 mijë euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezër në Krujë

vodhen 55 mije euro dhe aksesore floriri ne nje banese arrestohen dy vellezer ne kruje
vodhen 55 mije euro dhe aksesore floriri ne nje banese arrestohen dy vellezer ne kruje

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Krujës. Bëhet fjalë për shtetasit Santiago e Sebastjan Dalipaj.

Blutë njoftojnë se dy të arrestuarit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Survejimi”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.

Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.

Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Survejimi”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts