Policia e Pogradecit ka nisur hetimet dhe ka proceduar 3 të mitur.
Sipas informacioneve, dyshohet se 3 të miturit të cilët janë proceduar, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur kamerat e sigurisë të një objekti në ndërtim në fshatin Leshnicë në Pogradec.
3 të miturit rezultojnë se janë banues në fshatin Çërravë të Progradecit.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur dy kamera sigurie në një objekt ndërtimi, në fshatin Leshnicë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co