Vodhën rrjetat me tela në Rrugën e Arbërit, një në pranga, e pësojnë 5 të tjerë

vodhen rrjetat me tela ne rrugen e arberit nje ne pranga e pesojne 5 te tjere

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vodhi rrjetat me tela në Rrugën e Arbërit, ndërkohë që ka nisur procedimi penal për 5 persona të tjerë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri.

NJOFTIMI I POLICISE
Vodhën rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se disa shtetas kishin vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kap në flagrancë duke vjedhur dhe u arrestua shtetasi G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 43 vjeç, Y. D., 52 vjeç, L. Q., 21 vjeç, A. A., 20 vjeç, dhe M. K., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të organizuar nga shtetasi G. A., kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →