Dy të rinj kanë rënë në pranga nga efektivët e Policisë së Fierit.
Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit, L.Z., 25 vjeç dhe E.TH., 21 vjeç rezultojnë se janë banues në fshatin Portëz.
Nga hetimet ka rezultuar se 2 të rinjtë kanë vjedhur produkte ushqimore në një dyqan.
Teksa kanë përfunduar në pranga, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit L. Z., 25 vjeç dhe E. Th., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në një dyqan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co