Vogëlushët të veshur si ‘efektivë’, Policia Rrugore aktivitet sensibilizues për njohjen dhe respektimin e rregullave të qarkullimit

vogelushet te veshur si efektive policia rrugore aktivitet sensibilizues per njohjen dhe respektimin e rregullave te qarkullimit
vogelushet te veshur si efektive policia rrugore aktivitet sensibilizues per njohjen dhe respektimin e rregullave te qarkullimit

Komisariati Policisë Rrugore Tiranë ka zhvilluar sot me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” një aktivitet sensibilizues teorik mbi sigurinë rrugore.

Vogëlushët, të veshur me jelekët e efektivëve të Rrugores, janë njohur me disa nga rregullat më të rëndësishëm të qarkullimit rrugor.

Gjatë aktivitetit, u bashkëbisedua me nxënësit mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, funksionimin e semaforëve, rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, transportin e fëmijëve në automjete , shmangien e përdorimit të celularit, dhe respektimin e vijave të bardha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co