Volkswageni ul perspektivën për 2024-tën pasi kërkesa për makina bie

volkswageni ul perspektiven per 2024 ten pasi kerkesa per makina bie
volkswageni ul perspektiven per 2024 ten pasi kerkesa per makina bie

Kompania gjermane e automjeteve Volkswagen ka ulur perspektivat e saj vjetore për herë të dytë në më pak se tre muaj, duke përmendur një performancë më të dobët se që pritej, teksa presioni ndaj këtij prodhuesi kryesor të automjeteve evropiane vazhdon të rritet.

Kjo gjë po ndodh në kohën kur Volkswageni ka nisur bisedimet përfundimtare me IG Metall, sindikata më e fuqishme e Gjermanisë, mbi pagat dhe mbrojtjen e vendeve të punës.

Volkswageni tani pret një marzh fitimi prej rreth 5.6 për qind në 2024, nga 6.7 për qind sa ka qenë më parë.

Prodhuesi gjerman i veturave, i cili zotëron shumicën e aksioneve në Porsche AG dhe të gjigantit të kamionëve Traton, gjithashtu uli perspektivën për dërgesat globale në rreth 9 milionë, nga një parashikim i mëparshëm për rritje deri në 3 për qind nga 9.24 milionë automjete në 2023.

Fati i industrisë së automobilave dhe presioni nga Kina janë çështje globale, duke goditur elitën e veturave evropiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →