Bota

“Vota e diasporës detyrim kushtetues”- Basha reagon pas deklaratave të Ramës me emigrantët në Itali: I papërgjegjshëm, reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve

vota e diaspores detyrim kushtetues basha reagon pas deklaratave te rames me emigrantet ne itali i papergjegjshem reciton per te vjedhur suksesin e shqiptareve































Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Itali.

lulzim basha

Sipas Bashës ai fajësoi këdo për dështimin e tij dhe shpopullimin e vendit, duke u shfaqur si “një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”.

“Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë”, shkruan Basha.

Bashkëngjitur postimi i kreut të PD:

Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.

Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur.

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.

Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts