Shqiperia

Vota e Diasporës, Rama: Zotim i mbajtur për shqiptarët e mbarë Botës, më kanë dhuruar energji të jashtëzakonshme

vota e diaspores rama zotim i mbajtur per shqiptaret e mbare botes me kane dhuruar energji te jashtezakonshme
vota e diaspores rama zotim i mbajtur per shqiptaret e mbare botes me kane dhuruar energji te jashtezakonshme

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025 do të kenë të drejtën e votës edhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjve.

Kjo falë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku mijëra e mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të BE apo më gjerë, do të kenë të drejtën e votës në vendet ku ndodhen.

“Zotimi i mbajtur për shqiptarët e Greqisë, Italisë e mbarë botës”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së, ku edhe evidentoi këtë ndryshim të Kodit, që iu jep të drejtën e votës shqiptarëve në emigracion.

“Për herë të parë shqiptarët jashtë kufinjve do të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe punojnë, falë vulosjes në Kodin Zgjedhor nga Parlamenti”, tha Rama, ndërsa një përshëndetje të veçantë e kishte për shqiptarët në Greqi, që sipas tij, nuk kanë munguar asnjëherë për të pasur përfaqësuesit e tyre si delegatë në Kongreset e Partisë Socialiste ndër vite.

“Sot ndjehem mirë përpara jush”, u shpreh Rama, referuar pikërisht mundësisë që iu jepet shqiptarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nga vendet ku ata jetojnë e punojnë.

“Shpreh ndjenjën e respektit më të thellë ndaj atyre mijëra shqiptarëve në Greqi dhe Itali që më dhuruan një energji të jashtëzakonshme, një energji të tillë që të duket çdo mal i kapërcyeshëm dhe çdo horizont i arritshëm”, theksoi Rama, duke sjellë në vëmendje kështu turet e takimeve me shqiptarët në dy vendet e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts