Shkëlqim Fortuzi është rektori i ri i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj, burime nga UAMD, konfirmojnë fitoren e Fortuzit, ndërkohë rezultatet zyrtare do të publikohen më vonë nga vetë institucioni i arsimit të lartë.
Kujtojmë që në garën për rektor të UAMD-së ishin 4 kandidatë Lindita Mukli, Andon Kume, Shkëlqim Fortuzi dhe Osman Metalla, ndërkohë që rektorja aktuale Kseanela Sotirofski nuk kishte të drejtë të rikandidonte, pasi ka 2 mandate në këtë post.
Paralelisht në të gjithë vendin u zhvilluan votimet në 14 institucione të arsimit të lartë publik.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co