Votimi i rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Kurti: Arritje e madhe për popullin dhe shtetin tonë

votimi i rekomandimit per anetaresimin e kosoves ne kie kurti arritje e madhe per popullin dhe shtetin tone
votimi i rekomandimit per anetaresimin e kosoves ne kie kurti arritje e madhe per popullin dhe shtetin tone

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me votimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkroi në Facebook se vendimi i djeshëm erdhi pas dy vitesh e gjysmë punë sistematike, institucionale dhe politike.

Kurti ka thënë se hapi i parë ishte mbledhja e ambasadorëve në KiE më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje, ndërsa hapi i tretë do të jetë më 18 prill.

Kryeministri Kurti ka shtuar se hapi i fundit është në maj në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.

“Hapi i parë i suksesit publik ishte mbledhja e ambasadorëve në Këshillin e Evropës më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike, hapi i tretë do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.”

Kurti ka thënë se kjo është një arritje e madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe mundësi e re për qytetarët pa dallim.

“E arritur e madhe për popullin dhe shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës pa dallim. Vlerat themeltare të Këshillit të Evropës, pra demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, i vijnë e i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë të mirë e progresiste.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →