Votimi në KiE për Kosovën, gazetarja Mehmetaj: Situata e tensionuar, janë rrëzuar amendamentet e Serbisë

votimi ne kie per kosoven gazetarja mehmetaj situata e tensionuar jane rrezuar amendamentet e serbise
votimi ne kie per kosoven gazetarja mehmetaj situata e tensionuar jane rrezuar amendamentet e serbise

Gazetarja nga Kosova Monada Mehmetaj, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar votimin për Kosovën, që Prishtina të jetë pjesë e Këshillit të Europës.

Mahmetaj theksoi se situata në Bruksel paraqitet e tensionuar. Ajo shtoi se janë rrëzuar të gjitha amendamentet e Serbisë, të cilat ishin qartas kundër Kosovës.

“Kosovës i duhet shumicë votash prej dy të tretave. Situata është e tensionuar. Duhet lobuar deri në momentin e fundit. Fjalimi i Bakoyanis është vlerësuar pozitivisht. Kosova nëse përfshihet në protokolle do të forcojë shtetin e së drejtës. Duke pasur bashkëpunim me Këshillin e Europës, vendi bëhet më demokratik dhe respektohen të drejtat e njeriut.

Thembra e Akilit janë komunat serbe, që janë në kufi me Serbinë. Janë 6 amandamente të Serbisë që janë paraqitur kundër anëtarësimit të Kosovës dhe të gjitha janë rrëzuar”, deklaroi gazetarja Mehmetaj.

(d.xh -Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →