Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh pas votimit që u krye në Kuvend për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, për të cilin mazhoranca socialiste votoi kundër.
Bardhi u shpreh se me vendimin e sotëm të shumicës “ka rënë shteti”, ndërsa e konsideroi këtë veprim si “një puç që Kuvendi ka kryer në kurriz të GJK dhe Kushtetutës”.
[embedded content]
Ai shtoi më tej se kryeministri Rama “e ka trajtuar Gjykatën Kushtetuese si letër higjienike”, duke e përdorur kur i hyn në punë dhe duke e hedhur në kosh kur nuk i duhet.
“Me këtë vendim të mazhorancës ka rënë shteti. Është një puç që Kuvendi ka kryer në kurriz të GJK dhe Kushtetutës. Për çfarë duhet të shkojmë në GJK, ata prapë do veprojnë njësoj dhe do vijmë te këta që thonë po të jetë vendim kundër Ramës, Xhaçkës, ky vendim nuk ka asnjë vlerë. Për llogari të dy oligarkëve që kanë marrë portin e Limonit në Sarandë doli dhe sulmoi SPAK. Sot Rama e ka trajtuar GJK si letër higjienike, kur i hyn në punë e përdor, kur nuk i hyn e hedh në kosh”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co