Votuesit demokratë të shqetësuar pas paraqitjes në debat, Biden konfirmohet se nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale

votuesit demokrate te shqetesuar pas paraqitjes ne debat biden konfirmohet se nuk do te terhiqet nga gara presidenciale
votuesit demokrate te shqetesuar pas paraqitjes ne debat biden konfirmohet se nuk do te terhiqet nga gara presidenciale

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk do të largohet nga gara zgjedhore e 2024, pavarësisht performancës së tij të dobët gjatë debatit të parë presidencial të së enjtes me Donald Trump, ka njoftuar zëdhënësi i fushatës Seth Schuster.

Pas debatit, në të cilin Biden u cilësua se bëri një paraqitje të dobët, madje edhe nga kolegët demokratë, shumë në parti sugjeruan që presidenti të zëvendësohej në votimin e 5 nëntorit.

“Sigurisht që ai nuk do të largohet”, u shpreh zëdhënësi i fushatës Seth Schuster.

Një tjetër anëtar i ekipit të presidentit i tha Politico se Biden do të qëndrojë në garë sepse ai është “i vetmi person që ka mundur ndonjëherë Donald Trump. Ai do ta bëjë përsëri.”

Vetë Biden e ka hedhur poshtë gjithashtu nocionin se ai duhet të largohet nga gara, duke u shpjeguar gazetarëve pas debatit të së enjtes se “është e vështirë të debatosh një gënjeshtar”.

Ndërkohë, sipas Politico, Partia Demokratike thuhet se është “në panik” nga shfaqja e Biden kundër Trump dhe po diskuton në mënyrë aktive mundësinë e zëvendësimit të tij me një kandidat tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →