“Voyage Privé”: Zbuloni Shqipërinë, thesarin e fshehur të Mesdheut

voyage prive zbuloni shqiperine thesarin e fshehur te mesdheut
voyage prive zbuloni shqiperine thesarin e fshehur te mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”.

Eksploroni peizazhet e saj ende të virgjëra, vizitoni vendet arkeologjike të zhytura në histori dhe ndihuni të përkëdhelur nga vendasit mikpritës…

E hapur plotësisht me botën, Shqipëria është një vend mesdhetar me një të kaluar të pasur për t’u zbuluar përpara se ky territor të kthehet në një destinacion ultra-turistik.

Shqipëria ju ofron mundësinë të përjetoni një aventurë të paharrueshme dhe të zbuloni thesare ende të panjohura për publikun e gjerë.

Mirë se vini në zemrën magjepsëse të Ballkanit, ku antikiteti ndërthuret me peizazhe që të lënë pa frymë dhe kulturën e gjallë vendase.

Udhëtimi në Shqipëri do t’ju japë mundësinë të zbuloni bukuritë e një perlë të fshehur të Mesdheut.

Eksploroni Durrësin, një qytet i bukur bregdetar, shëtisni në rrugët e Beratit, “qyteti i një mijë dritareve”, pushoni në Ksamil dhe shijoni atmosferën e gjallë të Sarandës.

Një aventurë e paharrueshme ju pret në Shqipëri!

Më poshtë ju rekomandojmë vendet kryesore që duhet të vizitoni me patjetër gjatë udhëtimit tuaj në Shqipëri. Ne e provuam dhe na pëlqeu!

Dita e parë: Mbërritja në Tiranë – Durrës

Mbërritja në Tiranë. Merrni një makinë me qira nga aeroporti dhe akomodohuni në qytetin bregdetar të Durrësit.

Dita e dytë: Durrës – Apolloni – Vlorë

Vizitoni qytetin e Durrësit, qyteti port më i madh në Shqipëri. Në shekullin II p.e.s. në këtë qytet u ndërtua amfiteatri më i madh në Gadishullin Ballkanik.

Vizitoni amfiteatrin e mrekullueshëm romak dhe kullën veneciane dhe shëtisni përgjatë mureve bizantine të qytetit.

Gjithashtu zbuloni mbetjet antike të shumë vendeve historike si zona arkeologjike e Apollonisë

Më shumë se 2500 vjet më parë, grekët krijuan një koloni atje për nder të Apollonit.

Gjithashtu bëni një udhëtim në Vlorë, një qytet port në jug të Shqipërisë, i vendosur në ngushticën e Otrantos, vendi më i ngushtë në detin Adriatik.

Dita e tretë: Vlorë – Parku Kombëtar Llogara – Sarandë

Ju mund të largoheni nga Vlora nëpërmjet rrugës piktoreske bregdetare që kalon në jug përgjatë Rivierës Shqiptare. Një peizazh unik ju pret në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Rrugës për në Sarandë, ju rekomandojmë të ndaloni në Himarë, një perlë e vërtetë e Shqipërisë së Jugut.

Shijoni gatimet tradicionale si byreku, qoftet dhe frutat e detit te fresketa, një kuzhine e shijshme me ndikime mesdhetare dhe ballkanike!

Ju mund të shijoni peshkun e sapokapur pikërisht në buzë të detit!

Në gadishullin e Porto Palermos, ju rekomandojmë një ndalesë për të eksploruar dhe fotografuar kështjellën trekëndore të Ali Pashës.

Më pas vazhdoni udhëtimin drejt qytetit bregdetar, Sarandë.

Dita katërt: Sarandë – Butrint – Ksamil – Sarandë

Vizitoni Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë gërmimeve janë zbuluar shumë ndërtesa antike.

Disa prej tyre janë ende të ruajtura çuditërisht mirë. Një mozaik i mrekullueshëm me ngjyra në pagëzim tregon dy pallonj dhe një vazo me rrush.

Gjatë kthimit në Sarandë, ndaloni në një fermë alternative organike aty pranë. Ju do të keni mundësi të vlerësoni cilësinë e produkteve organike.

Gjithashtu bëni një ndalesë të shkurtër në Ksmail dhe kthehuni në Sarandë.

Dita e pestë: Sarandë – Berat – Tiranë

Vizitoni ‘qytetin e një mijë dritareve’, Beratin dhe kalanë e tij, ende të banuar, të renditur në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shëtisni në rrugët e qytetit, një vend magjepsës me arkitekturën otomane të ruajtur mirë.

Kthimi në kryeqytet bëhet nëpërmjet Elbasanit, përgjatë rrugës antike romake “Via Egnatia”.

Dita e gjashtë: Tiranë – Udhëtimi i kthimit

Nëse keni ende kohë përpara fluturimit, ju rekomandojmë të bëni një turne në kryeqytetin shqiptar.

Vizitoni Tiranën, kryeqytetin evropian që ofron një atmosferë të gjallë me kafenetë, restorantet, muzetë dhe jetën e natës.

Gjithashtu njihuni me Muzeun Historik, Sheshin Skënderbej me ndërtesat e stilit italian dhe ish-rezidencën zyrtare të Enver Hoxhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →